×
  • Lajme
  • Lajme / Infrastrukturë

    Përfundon studimi i fizibilitetit i hekurudhës Durrës-Prishtinë, pritet garë ndërkombëtare se kush do ta ndërtojë

    Reporteri
    01 Mars 2025 | 12:29

    Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku ka njoftuar se ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe projektideja për hekurudhën kombëtare Durrës-Prishtinë.

    Balluku tha se raporti u është prezantuar dy skuadrave nga Kosova dhe Shqipëria, shkruan Reporteri.net

    Postimi i saj:

    Mirëmëngjes ☀️ me lajmin e mirë se tashmë ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe projektidea për hekurudhën kombëtare Durrës-Prishtinë.

    Raporti, i cili u prezantua nga Konsulenti në prani të skuadrave nga Kosova dhe Shqipëria, tashmë i hap rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin dhe ekonominë e rajonit në tërësi.
    Hekurudha Kuq e Zi! 🇦🇱

    Kujtojmë se hekurudha që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, pritet të kalojë pjesërisht në gjurmën ku do të ndërtohet hekurudha Vorë-Hani i Hotit.

    Parashikohet që hekurudha të kalojë nga Durrësi, në Shkodër, për të vijuar në Gjakovë e më pas në Prishtinë. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!