Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë ka bërë të ditur se ka përfunduar provimi i maturës. Edhe këtë vit testimi i maturantëve nuk ka kaluar pa telashe.
Sipas raporteve të administratorëve, në disa Qendra ka pasur largim të nxënësve nga provimi për shkak të përdorimit të telefonave.
Provimi të Maturës, sivjet iu nënshtruan rreth 19 mijë maturantë.
Provimi i Maturës këtë vit është organizuar në 151 Qendra të Testimit, ku maturantët kanë qenë të sistemuar në 1500 klasa.
Sa i përket të dhënave të tjera rreth administrimit, KShM njofton se do të raportojë pas përpunimit të të gjitha raporteve nga të gjitha Qendrat e Testimit në nivel vendi.
Rezultatet e Provimit të Maturës do të publikohen më 01.07.2024. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.