Një rrahje masive mes dy grupeve ka ndodhur sot gjatë ditës në qytetin e Deçanit.
Në këtë përleshje janë përdorur mjete të forta dhe thika ku si pasojë tre persona mbetën të lënduar.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar video të kësaj rrahje, ku shihen se si disa persona përleshen mes vete.
Në këtë rrahje janë lënduar tre persona, kurse njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 16:00 në qendër të qytetit ka ndodhur një përleshje në mes dy grupeve, policia ka intervenuar dhe ka arrit ta vëjë situatën nën kontroll. Në këtë përleshje janë përdorur mjete të forta dhe armë të ftohta- thika me çrast tre persona jane lënduar, një prej tyre është më rëndë. Të lënduarit janë dërguar në emergjencën e sptialit rajonal Pejë, disa persona janë arrestuar, ka prej tyre edhe që janë në arrati. Ende nuk dihet nëse ka policë te lënduar”, kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.