×
  • Lajme
  • Lajme

    Përleshje në Prishtinë: Një person lëndohet nga shkrepja e armës, tjetri goditet me kondak

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 13:35

    Një mosmarrëveshje e mëhershme ndërmjet disa personave, ka eskaluar në rrahje dhe lëndime trupore, të shtunën në Prishtinë.


    Rasti ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka njoftuar policia në rportin 24 orësh.

    Si pasojë e mosmarrëveshjes të mëhershme, ka ardhur deri te rrahja në mes dy grupeve, ku dy meshkuj kosovar kanë pësuar lëndime trupore, njeri nga shkrepja e armës se zjarrit, ndërsa tjetri është goditur me kondak të armës”, thekson policia.

    Po ashtu, bëhet e ditur se dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit, pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!