Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka folur për shumëçka si për tema personale edhe për ato komunale.
Ai në “Oxygen” në Klan Kosova në një rast sa ishte duke folur për pretendimet e tij se si do ta shndërrojë kryeqytetin, moderatori Besim Dina me shaka i tha se i paska mbajtur mend gjithë ato çka kishte shkruar ish-kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i cili kohë më parë kishte mbajtur edhe pozitën që tash e mban Rama.
Ndërkaq po me shaka ia ktheu edhe i pari i Prishtinës duke thënë se nuk e njihte Mustafën, e duke i dhënë edhe epitetin këngëtar.
“Qysh i ke mbajtë mend që 20 minuta krejt çka ka shkru Isa Mustafa krejt i paske mbajtë në mend”, ka thënë Dina.
“Cili është, niva që është njëfar këngëtari qashtu e ka emrin… po de nuk e di a e dini ju?”, ia kthen Rama me shaka.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.