×
  • Lajme
  • Lajme

    Përparim Rama shpreh ngushëllime për viktimën, u kërkon qytetarëve të kenë kujdes ditëve në vijim

    Reporteri
    06 Qershor 2022 | 17:13

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur ngushëllime për burrin që vdiq nga lisi i rrëzuar prej stuhisë, ndërsa qytetarëve të tjerë u ka kërkuar të kenë kujdes.

    Një burrë rreth 30 vjeç ka mbetur i vdekur pasi u zu përfundi një lisi që ra nga erërat e forta në Pejton.

    Kryetari Rama shkroi në Facebook se mori lajmin “me shumë keqardhje” dhe i shpreh ngushëllime familjes së viktimës.

    Qytetarëve të tjerë të kryeqytetit, Rama u ka kërkuar që të kenë kujdes të shtuar në vendet ku llogaritet të ketë rrezik.

    Pamje katastrofe në qendër të Prishtinës, bien lisa dhe shtylla – një i vdekur dhe një e lënduar

    “…u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar nga rreziqet potenciale që mund të shkaktohen nga moti i keq i paralajmëruar për ditët në vijim”, shkroi kryetari i Prishtinës në Facebook.

    Në këtë pjesë të qytetit, një lis i madh që kishte rënë në rrugë zuri përfundi një burrë e një grua të moshës rreth 30-vjeç.

    Sipas informatave që në Policinë e Kosovës ia kanë thënë Gazetës Online Reporteri.net se burri ka vdekur, ndërsa vajza gjendet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për trajtim.

    “Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

    Një 30 vjeçar vdes pasi i bie lisi që u rrëzua nga era e fortë në Prishtinë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!