Mbledhjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tashmë shpesh shoqërohen me debate të ashpra, sidomos me kryetares së KQZ-së Valdete Daka dhe përfaqësuesve të VV në këtë institucion.
Në mbledhjen e sotme, Sami Kurteshi imitoi Dakën duke thënë se i ikën përgjegjësisë.
“Kur është çështja e marrjes së përgjegjësisë ju keni deklaruar që KQZ-ja është turp kolegjial, nuk marrë vendime vet. Kur është çështja tek titullari i informatave që duhet t’i dinin anëtarët e KQZ-së nuk është më trup kolegjial”, tha Kurteshi, transmeton kp.
Ndërsa, më pas Kurteshi e quajti Daken edhe injorante duke thënë se nuk e di të bëjë dallimin mes kryetares dhe kryesueses.
“Kjo kryesuese që i thotë vetit kryetare, nuk është kryetare, sepse kjo është injorante dhe nuk dinë me bo dallimin çka është kryetare dhe kryesueses”, deklaroi ai.
E gjithë ky debat nisi pas njoftimit që dha Daka se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet për disa vota nga diaspora por që nuk dha informacione të detajuara.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.