Pas miratimit të pakos së tetë të sanksioneve evropiane ndaj Federatës Ruse, ku nafta ruse nuk do të mund të bartet më në Serbi, ka reaguar edhe ministri fashist serb, Aleksandër Vulin, duke e fajësuar Kroacinë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në vrullin e tij Vulin e quajti Kroacinë “shtet i kompleksuar dhe hakmarrës i ustashëve” për të cilët tha se “ata do ta dëmtojnë Serbinë ku të kenë mundësi”.
“Shpjegimi se bullgarët kanë rafineri ruse në Burgas nuk i referohej faktit se serbët kanë një rafineri ruse në Pançevë. Për ustashët dhe aleatët e tyre nuk është e rëndësishme nëse kjo ka kuptim, por nëse do të dëmtojë Serbinë”.
“Me kërkesën e ustashëve të miratuar nga Bashkimi Evropian, Serbia detyrohet të blejë naftë më të shtrenjtë irakiane dhe kështu të humbasë qindra miliona euro që mund t’i përdorte më mirë”, ka shkruar ministri serb në uebsajtin zyrtar ministror.
Ai shtoi se Serbia në një të ardhme të afërt do të duhet të mendojë për ndërtimin e një tubacioni të naftës në partneritet me vendet e tjera, sepse “kudo që ustashët mund ta dëmtojnë dhe lëndojnë Serbinë, ata do ta bëjnë atë”.
Vulin ka vlerësuar se Bashkimi Evropian nuk ka prezantuar pakon e tetë të sanksioneve kundër Rusisë, por pakon e parë të sanksioneve ndaj Serbisë.
Kroacia kërkoi që në paketën e tetë të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, të mos lejohej dërgimi i naftës ruse përmes tubacionit Janaf.
Propozimi fillestar i Komisionit Evropian parashikonte një përjashtim kur bëhet fjalë për furnizimin nga gazsjellësi i Adriatikut, por me insistimin e disa vendeve anëtare të BE-së, ai propozim u refuzua, sepse qëndrimi është se nuk ka arsyetim që Serbia të përjashtohet./Reporteri.net/
Nga 1 nëntori s’ka më naftë ruse për Serbinë, Brnabiç e quan “ultimatum kroat”