×
  • Lajme
  • Lajme

    Personi që u arrestua në Prishtinë, dje dyshohet se rrahu nënën e tij, sot i sulmoi policinë në spital

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 22:59

    Një video ku një polic i Kosovës po arrestonte një person në afërsi të Shërbimit Spitalor të Kosovës u bë virale sot.


    Madje pati edhe akuza ndaj policisë për përdorim të dhunës. Por personi që u arrestua sot një ditë më parë mësohet se e kishte rrahur nënën e tij.

    Gazeta Online “Reporteri.net” mëson nga burimet brenda Policisë se i dyshuari kishte rrahur nënën e tij, si dhe më pas është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.

    Tutje, ai kishte shfaqur sjellje agresive të pakontrolluara me rekomandim të prokurorit të shtetit ai  është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

    Kurse, gjatë ditës së sotme, policia ka qenë në monitorim të tij në QKUK dhe i njëjti ka sulmuar policinë duke iu shkaktuar lëndime trupore dhe ka shfrytëzuar momentin për të ikur nga aty.

    Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, gjersa kanë njoftuar se pak më larg vendit të ngjarjes i njëjti është arrestuar nga ana e policisë.

    “I dyshuari është arrestuar dje nga ana e policisë pas denoncimit për një rast të dhunës në familje. I njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh dhe  pasi që ka shfaqur sjellje agresive të pakontrolluara me rekomandim të prokurorit të shtetit ai  është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Përderisa sot policia ka qenë në monitorim të tij në QKUK, i njëjti ka sulmuar policinë duke ju shkaktuar lëndime trupore dhe ka shfrytëzuar momentin për të ikur nga aty.”

    “Përkundër rrethanave të krijuara policia  është  vënë në ndjekje të tij dhe pak më larg vendit të ngjarjes i njëjti është arrestuar nga ana e policisë. Aktualisht janë duke u trajtuar rrethanat në të cilat është zhvilluar ngjarja me qëllim zbardhjen e plotë të tyre”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!