×
  • Lajme
  • Lajme

    Përveç kacafytjes fizike, pati edhe përleshje me makineri te Ura e Ibrit, Policia e ndarë në dysh

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 13:17

    Situata sot është tensionuar te Ura e Ibrit në Mitrovicë, kjo pasi që serbët me eskavator kanë tentuar ta prishin shtratin e Ibrit, çka kanë reaguar Policia e Kosovës dhe Komuna e Mitrovicës.


    Por situata afër Ibrit ishte para eskalimit në dhunë, madje para syve të Policisë.

    Sipas informacioneve jozyrtare, Policia e Veriut ka mbrojtur prishjen e shtratit të lumit, ndërsa Policia e Jugut ka përkrahur institucionet e jugut për ndalimin e prishjes së shtratit të Ibrit.

    Ndërkohë, dëgjohen edhe britma teksa përplasen makineritë.

     

    Deri te ky incident erdhi për shkak të kontestit në mes të dy komunave rreth shtratit të Ibrit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!