×
  • Lajme
  • Lajme

    Përvjetori i Policisë, Haxhiu kujton të gjithë ata që dhanë jetën për mbrojtjen e atdheut

    Reporteri
    06 Shtator 2024 | 16:07

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me rastin e përvjetorit të 25-të të Policisë së Kosovës, kujtoi ata që dhanë jetën për mbrojtjen e atdheut dhe sigurinë e qytetarëve.

    Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka shkruar se çdo ditë e më shumë, Policia e Kosovës dëshmon që siguria e qytetarëve është prioriteti i tyre, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Në përvjetorin e 25 të Policisë së Kosovës, nderojmë me plot respekt për punën e palodhur dhe të përkushtuar për mbrojtjen e qytetarëve dhe sigurimin e paqes në vendin tonë. Çdo ditë e më shumë, në çdo sfidë, Policia e Kosovës dëshmon se siguria jonë është prioriteti i tyre. Përmes përkushtimit, ndershmërisë dhe profesionalizmit të lartë Policia ka fituar edhe më shumë besimin dhe respektin e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Me respekt të veçantë do të kujtojmë përherë të gjithë ata të cilët dhanë jetën për mbrojtjen e atdheut dhe sigurinë e qytetarëve, duke lënë pas një trashëgimi të pashlyeshme të guximit, sakrificës dhe heroizmit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

    Policia e Kosovës sot ka shënuar 25 vjetorin e themelimit me aktivitete të ndryshme.

    Në ceremoninë solemne ishin të pranishëm personalitett të larta shtetërore, menaxhmenti i lartë i PK-së, si dhe personalitete të agjencive të sigurisë nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!