I ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka reaguar deklarimeve të Rada Trajkoviq, e cila së fundi pati akuza ndaj Listës Serbe dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, për rrahjen e djalit të ish-ministrit Nenad Rashiq.
Petkoviq shkruan se Trajkoviq po keqpërdor sulmin ndaj djalit të Rashiqit, për përfitimet e saj politike.
”Asnjë fëmijë nuk duhet të jetë caku, këtu nuk ka asnjë dilemë. Por ajo që po bëni ju Rada Trajkoviq, duke keqpërdorur sulmin në djaloshin për llogaritë tuaja politike, është turp i veçante. Vazhdoni ju me fushatën e urrejtjes, cak i së cilës janë shpesh fëmijët e presidentit Vuqiq. Për ju asgjë nuk është e shenjtë”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.