×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviç s’bëhet rehat, i reagon Osmanit: “Alfa dhe Omega është Kushtetuta e Serbisë”

    Reporteri
    07 Tetor 2022 | 11:34
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe i ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur "për Kosovën", Petar Petkoviç

    Kushtetuta e Kosovës është Alfa dhe Omega e çdo veprimi, tha Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për shtyp në Pragë në kuadër të samitit të parë të Komunitetit Politik Evropian kur u pyet nga gazetarët për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

    I ashtuquajturi drejtor i zyrës së vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, reagoi ndaj Osmanin për formimin e Asociacionit, për çka tha se “nëse Kushtetuta e Kosvës është alfa dhe omega pse vendimi i Gjykatës Kushtetuese për njohjen e 24 hektarëve të Manastirit të Deçanit nuk është zbatuar”.

    Petkoviç, përtej kësaj, tha se Serbia “alfa dhe omegë të saj” e ka, siç tha ai “Kushtetutën e Republikës së Serbisë”, kushtetutë kjo që ende gëzon iluzionin se Kosova është “pjesë” e saj.

    “Nuk ka asnjë arsye që Vjosa Osmani të ketë kaq shumë frikë nga pyetja e gazetarit për formimin e Asociacionit të Komunës, sepse e ka obligim të pajtuar në Bruksel më 2013 dhe 2015”, u shpreh ai.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me Asociacionin ka thënë se nuk mund të lejohet krijimi i një entiteti të ri në Ballkan siç është puna e “Republika Srpska”-s në Bosnje-Hercegovinë./Reporteri.net/

    “Ua prezantova vijat e kuqe të Kosovës”, krejt çfarë tha presidentja Osmani pas takimit me Macron e Scholz

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!