×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq thotë se Kurti po abuzon me djalin e Rashiqit për lojëra politike

    Reporteri
    23 Shkurt 2021 | 10:58

    Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pas deklaratave të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, lidhur me rrahjen e djalit të ish-ministrit serb në Kosovë, Nenad Rashiq.


    Kurti dje tha se ky krim ka të bëjë me mosnënshtrimin e babait të tij ndaj kërcënimeve të Serbisë, shkruan Reporteri.net.

    E këtë deklaratë, Petkoviq e konsideron kulmin e paturpësisë së Kurtit, duke thënë se ai po e keqpërdorë një situatë të tillë për ta sulmuar Serbinë dhe Listën Serbe dhe se ai po abuzon me Nikolla Rashiq për lojëra politike në periudhën e pas zgjedhjeve në Kosovë.

    “Kjo është arsyeja pse kulmi i hipokrizisë dhe vrazhdësisë së Albin Kurtit është të përdorë një situatë të tillë për të sulmuar Serbinë dhe Listën Serbe, dhe Nikolla Rashiqin ta abuzojë atë për lojëra politike në periudhën pas zgjedhjeve në Kosovë dhe Metohi”, tha Petkoviq.

    Kujtojmë se  tetë persona, në mesin e tyre edhe një i mitur, janë ndaluar për 48 orë, pas një sulmi fizik ndaj djalit, të ish-ministrit serb në Kosovë, Nenad Rashiq.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personat me inicialet C.Z., B.Z., M.R., D.N., M.J., D.T., L.K., dhe një të mitur, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”, nga neni 187 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Si pasojë e kësaj rrahje, djali i Rashiq ka pësuar lëndime të rënda trupore, gjendja e të cilit është konstatuar nga ekspertiza mjeko-ligjore.

    Djali i politikanit serb, Nikolla Rashiq, në Kosovë raportohet se është rrahur teksa po dilte nga shkolla në Llapnasellë të Graçanicës. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!