×
  • Lajme
  • Lajme

    Petritsch: Serbët e veriut të kenë një shkallë autonomie, jo si në Bosnje, por si Tiroli i Jugut

    Reporteri
    09 Shtator 2022 | 15:20

    Një gradë e caktuar autonomie për serbët e pjesës veriore të Kosovës është i nevojshëm dhe i rëndësishëm, ka thënë ish-diplomati evropian, Wolfgang Petritsch, për mediumin serb “kosovo-online”, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Insistimi i Serbisë, dhe refuzimi i Kosovës në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që të dyja, sipas tij, “janë të kuptueshme”.

    “Është e kuptueshme që pala serbe në dialog insiston në zbatimin e kësaj marrëveshje ndërkombëtare para se të bëjë koncesione ndaj palës tjetër […] Në anën e Prishtinës, ka një shqetësim të kuptueshëm për zbatimin e plotë të saj ngase mund të çojë në stagnim dhe disfunksionalitet administrativ”, ka thënë ai.

    Petritsch tha s’duhet të citohet Bosnje-Hercegovina me entitetin serb të saj, por “mund të shohim Tirolin e jugut” si një “autonomi në ambient post-konflikt që funksionoi si shteg për paqësimin e marrëdhënieve ndëretnike”.

    Ish-ndërmjetësi evropian në negociatat e Rambujesë, Wolfgang Petritsch, thotë se “ka disa arsye, pratike dhe simbolike”, që, sipas tij, Kosova duhet të zbatojë marrëveshjen për Asociacionin.

    “Në sferën praktike, është e arsyeshme dhe e kuptueshme që në kontekstin historik të situatës, serbët në Kosovë të duan të kenë autonomi”, tha mes tjerash ai.

    Në lidhje me atë se çfarë do të thotë “zgjidhje kompromisi”, Petritsch thotë se “asnjëra palë nuk mund të detyrojë kërkesat maksimale të tyre”.

    “Në të njëtjën koh, natyra e negociatave – veçanërisht në këso çështjet tejet të politizuara – është se asnjëra palë nuk mund të devijojë publikisht nga kërkesat maksimale të tyre derisa një marrëveshje nuk është arritur prapa skenave. Prandaj, nuk do ta masja progresin sipas asaj që thuhet në deklaratat publike [të liderëve] të palëve, por do të shihja zhvillimet materiale të ngjarjeve në terren”, ka thënë ai.

    Më tej, ai tha se “qasja nuk duhet të jetë dogmatike si në të kaluarën”, por “të ketë qëllim normalizimin e marrëdhënieve për një jetë më të mirë të qytetarëve”./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!