Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton qytetarët se ka pezulluar përkohësisht funksionimin e platformës elektronike “Gjej dhe ndërro Qendrën e Votimit”, transmeton Reporteri.net.
Ky pezullim thuhet se është bërë me qëllim të përmirësimit të disa aspekteve teknike të kësaj platforme.
“Gjithashtu, njoftojmë të gjithë qytetarët me të drejtë vote që deri më tani kishin parashtruar kërkesat për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës së tyre, se kërkesat e tyre janë pranuar dhe janë shyrtuar. Të gjithë aplikuesit, rreth 2,500, janë njoftuar përmes e-mailit lidhur me statusin e kërkesës së tyre për ndërrim të Qendrës së Votimit. Deri në një njoftim të ri lidhur me shërbimin online për ndrrimin e Qendrës së Votimit, KQZ do të vazhdojë të ofrojë këtë mundësi për të gjithë qytetarët me të drejtë vote që votojnë në Republikën e Kosovës duke parashtruar kërkesën e tyre fizikisht në Zyrat e Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve. Adresat e ZLKZ për secilën komunë mund të gjinden këtu: https://kqz-ks.org/adresat-e-zyrtareve-komunal/”, përfundon njoftimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.