×
  • Lajme
  • Lajme

    Plaçkitet në Leposaviq automjeti që transportonte para, raportohet për të plagosur

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 14:45

    Automjeti i kompanisë për transportin e të hollave “Henderson” është plaçkitur jo larg Leposaviqit, raporton nga vendi i ngjarjes “Kosovo Online”.


    Ende nuk dihet se për çfarë sasie të hollash bëhet fjalë, ndërsa tre të punësuar në këtë kompani janë lënduar me rastin e sulmit dhe momentalisht ndodhen në Qendrën Klinike në pjesën veriore të Mitrovicës.

    Siç merret vesh, me rastin e sulmit ka pasur të shtëna me armë midis plaçkitësve dhe sigurimit të kompanisë “Henderson”, ndërsa janë djegur plotësisht edhe tri automjete, një kombi e dy vetura udhëtarësh me të cilat plaçkitësit kishin bllokuar rrugën magjistrale.

    Dyshohet, i kanë thënë këtij portali në vendin e ngjarjes, se sulmuesit kanë ikur me dy automjete kombi në drejtim të Kopaonikut.

    Komunikacioni te vendi Dren, ku ka ndodhur plaçkitja, është bllokuar, për pasojë janë krijuar kolona të gjata automjetesh.

    Automjetet e kompanisë “Hendersonit” kanë qenë shënjestër sulmesh të plaçkitësve edhe dy herë të tjera në këtë pjesë të Kosovës veriore..

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!