Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një pikë karburantesh në Klinë.
Dy punëtorë të kësaj pike kanë njoftuar Policinë se nën kërcënimin e armëve atyre u janë marrë 450 euro, një shufër dhe një telefon, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Njoftimi i Policisë:
Klinë, 11.10.2021 – 00:51Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se dy të dyshuar meshkuj të maskuar, kanë hyr në pikën e karburantit ku viktimat ishin duke punuar dhe nën kërcënimin e armëve të shkurta kanë grabitur 450 €, një shufër dhe një telefon dhe kanë ikur. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.