×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagoset rëndë një person në Isniq të Deçanit

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 17:12

    Policia rajonale e Deçanit njofton se dje rreth orës 17:00 ka mbetur i plagosur një person nga arma e zjarrit në pjesën e fytyrës (hundë) por që pas intervenimit mjekësor, i njëjti është jasht rrezikut për jetë.


    Policia bën të ditur se personi i lënduar në këtë rast së bashku me një person tjetër, kanë qenë duke gjuajtur me armë zjarri në shenjë ilegalisht në bjeshkën e Isniqit të quajtur Pleqe, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i policisë:

    Me datë 26.05.2019, Policia e Kosovës konkretisht stacioni policor në Deçan, ka marrë informacion se rreth orës 17:00, një person i plagosur fillimisht ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF në Deçan e pastaj për shkak të lëndimeve me serioze personin e lënduar e kanë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për trajtim të mëtutjeshëm.

    “Menjëherë policia u është përgjigjur rastit me ç’rast ka evidentuar se personi i lënduar në këtë rast është, D.T. i lindur (1986). Personi i lënduar sipas mjekëve në spitalin rajonal të Pejës është i plagosur nga arma e zjarrit në pjesën e fytyrës (hundë) por që pas intervenimit mjekësor, i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

    Nga hetimet fillestare në koordinim të plotë me prokurorin e prokurorisë themelore në Pejë, departamenti për krime të rënda është gjetur se personi i lënduar në këtë rast së bashku me personin e dyshuar, N. T. i lindur (1978), kanë qenë duke gjuajtur me armë zjarri në shenjë ilegalisht në bjeshkën e Isniqit të quajtur Pleqe”, thuhet në komunikatë.

    Përndryshe, lidhur me këtë rast dy personat e lartcekur janë trajtuar si të dyshuar për veprën penale ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, derisa rasti është duke u hetuar nga sektori i hetimeve stacioni policor në Deçan në koordinim të ngushtë me prokurorinë themelore në Pejë, Departamenti për krime të rënda. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!