×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosja e djeshme në Prishtinë, viktima u qëllua me armë nga dy persona

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 10:48

    Dy persona të dyshuar, të cilët kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të 18-vjeçarit në Prishtinë, duke e lënë të plagosur në kokë, vazhdojnë të jenë në arrati.


    Rasti i vlerësuar si tentativë vrasjeje ka ndodhur dje në orën 15 e 08 minuta në rrugën “Hys Popova” në lagjen “Arbëria”.

    Policia e Kosovës sot nëpërmjet një njoftimi shtypi ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore pasi që ai është qëlluar me armë zjarri nga dy të dyshuar të panjohur, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

    “Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku po vazhdon të qëndrojë aty ndërsa njësitet përkatëse të policisë po vazhdojnë ta hetojnë rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!