×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosje me armë zjarri në Çarshinë e Gjatë në Pejë, Policia arreston të dyshuarin

    Reporteri
    11 Tetor 2021 | 18:42
    LAJMI I FUNDIT - REPORTERI

    Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në vendin që njihet si ‘Çarshia e Gjatë’ në Pejë.


    Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku tha se një persona është plagosur dhe po trajtohet në emergjencën e Pejës, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

    “Në vendin Çarshia e Gjatë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, si pasoj një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar në emergjencë për trajtim. Njësitet e Policisë kanë arrestuar të dyshuarin dhe ndodhet në stacion të Pejës”, tha Driton Rugova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!