×
  • Lajme
  • Lajme

    “Plasin” përçarjet brenda opozitës për rrëzimin e Qeverisë

    Reporteri
    13 Korrik 2019 | 9:37

    Ka shumë kohë e gjatë që opozita po flet për rrëzimin e qeverisë Haradinaj.


    Mirëpo, në anën tjetër një konsensus midis partive opozitare po duket mjaft i vështirë. Kjo sepse po shihet një përçarje midis tyre.

    Dje, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është shprehur se Lidhja Demokratike e Kosovës po e vonon mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

    Glauk Konjufca dje ka pohuar se në Kuvendin e Kosovës janë 64 vota për rrëzimin e Qeverisë por kjo po vonohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

    “Lëvizja Vetëvendosje ka pasur shumë shpresë që do të krijohet një konsensus në mes subjekteve opozitare që mocioni të dilte në votim së paku në fund të qershorit. Ky ka qenë qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje. Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka pasur të njëjtin qëndrim, ndoshta kjo lidhet me zgjedhjet e tyre të brendshme, ndoshta me ndonjë proces tjetër për të cilin ju duhet t’i pyesni, nuk jam unë i thirrur të flas për arsyet të cilat e kanë quar LDK-në ta shtyjë mocionin, vendosjen e mocionit në seancë për rrëzimin e Qeverisë”, tha Konjufca.

    Në anën tjetër, Konjufca nuk ka lënë pa e thumbuar edhe ish-bashkëpartiakun e tij, tani shef i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmetin.

    “Shpend Ahmetit duhet t’i bëhet vetëm një pyetje, pse paska bo me rrëzu me votat e Listës Serbe, Isa Mustafën, e pse nuk bënë Ramush Haradinajn. Nëse është parimor, dhe nëse e ke vetë më votat e Listës Serbe, atëherë cili është dallimi që të rrëzosh një qeveri paraprake me votat e Listës Serbe, dhe tjetrën jo. Unë mendoj që nuk është të Lista Serbe fare, Shpend Ahmeti nuk e ka fare zorin të votat e Listës Serbe, e ka të rezultatet e sondazheve”, tha ai.

    E këtyre deklaratave iu është përgjigjur nënkryetari i PSD-së, Dardan Sejdiu i cili është shprehur se partia e tij nuk mbështetet në përfaqësuesit serbë si përcaktues të politikës në Kosovë.

    “Partia Socidaldemokrate nuk e mbështet qëndrimin se përfaqësuesit e politikës qeveritare të Serbisë duhet ta përcaktojnë kohën dhe mënyrën e rrëzimit të qeverisë së Republikës së Kosovës. Për diçka të tillë PSD nuk jep vota në Kuvendin e Republikës. As sot, as nesër”, tha Dardan Sejdiu.

    Në anën tjetër, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri në një emision televiziv është shprehur se pas zgjedhjeve të brendshme të LDK-së do të rrëzohet Qeveria.

    Tensionet midis partive opozitare kanë filluar të shtohen dhe nuk dihet nëse do të ketë konsensus midis udhëheqjes së re të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!