Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ditën e sotme në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime ka ndaluar një 24-vjeçar i cili me veturën e tij po bënte gara të shpejtësisë me një veturë tjetër, duke zhvilluar shpejtësi 118 km/h në zonën 50 km/h, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ndaj tij policia ka shqiptuar gjobë 400 euro, katër pikë negativa dhe i është marrë patentë shoferi për dhjetë muaj, ndërsa shoferi tjetër ka ikë në drejtim të panjohur.
Komunikata e plotë:
Ferizaj, 11.06.2024
Gjobë ndaj shoferit që bëri gara të shpejtësisë në Ferizaj
Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj me datën 11.06.2024 rreth orës 01:13 në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime , saktësisht në fshatin Koshare të Ferizaj ka ndaluar shoferin : Ç.F (M/K) i moshës 24 vjeçar, i cili me veturën e tij po bënte gara të shpejtësisë me një veturë tjetër, duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, duke zhvilluar shpejtësi 118 km/h në zonën e kofizimit 50 km/h.
Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 400 euro, 4 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 10 muaj.
Ndërsa, shoferi i veturës tjetër Peugeot me targa vendore ka lënë veturën në rrugë dhe është larguar në drejtim të panjohur, për të cilin policia është në kërkim të tij.
Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.