×
  • Lajme
  • Lajme

    Po të ishte gjallë Astrit Dehari, sot do t’i mbushte 30 vjet

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 8:59

    Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, po të ishte gjallë, sot do t’i mbushte 30 vjet.


    Tanimë i ndjeri, Dehari, ishte lindur më 26 shkurt 1990.

    Ai sot ka ditëlindjen. Dehari ka vdekur në rrethana ende të panjohura në burg të Prizrenit, më 5 dhjetor 2016.

    Ai së bashku me gjashtë të akuzuar të tjerë për sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosoës, u arrestuan në gusht të 2019. Por ai gjeti vdekjen brenda qelisë së tij.

    Këshilltari politik, Erzen Vraniqi, i kryeministrit Albin Kurti, e ka kujtuar Deharin në ditëlindjen e tij me një thënie të Kurtit, të vitit 2018.

    “Sot, më 26 shkurt, në ditëlindjen e Astrit Deharit, nëse duam që koha e heronjve dhe e dëshmorëve të lihet pas, duhet të kuptojmë se kjo nuk arrihet pa e rrëzuar në të njëjtën kohë, edhe tiraninë pushtetare, edhe indiferencën qytetare.

    E sot, i urojmë ditëlindjen edhe Adem Demaçit, heroit të gjallë të qëndresës dhe mospërkuljes përballë çdo pushteti tiran e gjakatar.

    (Albin Kurti, 26 shkurt 2018)”, ka shkruar ai në Facebook.

    Kujtojmë se, ekspertiza mbi vdekjen e e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, i cili u gjetë pa jetë në qendrën e paraburgimit në Prizren, së fundmi është bërë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë.

    Në konkluzionet e raporti përfundimtar thuhet se “në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje e z. Dehari Astrit, përmes mjeteve të caktuar nga mjekët ligjorë duket pak e vertetë dhe intervenimi i një personi të tretë duhet të kihet parasysh”.

    Tanimë, rasti i Astrit Deharit, ka kaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren në juridiksion të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!