×
  • Lajme
  • Lajme

    Polici pa maskë i shqipton një qytetari gjobë

    Reporteri
    28 Tetor 2020 | 21:54

    Gjatë ditës gjobisin qindar qytetarë për mosmbajtje të maskave si masë për mbrojtje nga coronavirusi, por jo të gjithë policët i respektojnë vetë këto masa.


    Një qytetar ka fotografuar një zyrtar policor, i cili teksa po i shkruante gjobën për kundërvajtje në trafik, nuk e kishte të vendosur si duhet maskën.

    Fotografitë që i gjeni më poshtë janë bërë në Shtërpcë.

    Në foto shihet polici që nuk e ka të vendosur si duhet maskën dhe mban në gojë një rrëmojëse.

    Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka njoftuar se janë shqiptuar 1,072 gjoba ndaj qytetarëve që nuk i kanë vendosur maskat apo nuk i kanë respektuar masat e tjera për mbrojtje nga COVID-19.

    Disa qytetarë janë ankuar në KALLXO.com se janë gjobitur pse nuk e kishin vendosur maskën edhe pse ishin vetë në veturë apo kamion.

    Maskat janë obligative në Kosovë.

    Për mosmbajtjen e tyre gjoba fillon nga 35 euro.Shifrat e rasteve të reja me COVID-19 në vend janë alarmante. Vetëm sot janë shënuar 281 raste pozitive me këtë sëmundje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!