×
  • Lajme
  • Lajme

    Polici që ia vrau djalin u dënua me burg të përjetshëm, babai i Jetmirit shpërthen në lot brenda gjykatës

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 14:17

    Ish-polici Shefki Spahiu është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e të riut Jetmir Aliajt në vendin e punës në një kazino në Suharekë.


    Ish-polici është dënuar për veprën penale vrasje e rëndë dhe manipulim të provave, shkruan Reporteri.

    Pas shpalljes së aktgjykimit për djalin e tij, babai i Jetmir Aliajt, Halil Aliaj ka shpërthyer në lot brenda gjykatës.

    Në pamje ai dhe familjarët e tjerë shihen të ngushëlluar me këtë vendim por edhe të pikëlluar për jetën e djalit të tyre.

    Para shpalljes së aktgjykimit familjarët e Jetmir Aliajt kishin kërkuar që vrasësi i djalit të tyre të dënohet me burgim të përjetshëm.

    Ndryshe, i akuzuari Spahiu dhe mbrojtësi i tij, avokati Emrush Kastrati, nuk ishin të pranishëm në sallë gjatë shpalljes së aktgjykimit.

    32 vjeçari Jetmir Aliaj, punonjës i një kazinoje në Suharekë, mbeti i vrarë me armë zjarri mëngjesin e 17 marsit të vitit të kaluar. Ngjarja ndodhi në vendin e tij të punës, derisa një grup personash kishin hyrë brenda për të kryer plaçkitje./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!