×
  • Lajme
  • Lajme

    Polici që shkeli këmbësoren në Fushë Kosovë është shefi i Krimeve Ekonomike

    Reporteri
    17 Tetor 2020 | 23:29

    Një person është aksidentuar nga një zyrtar policor, sot gjatë ditës në lagjen “Dardania” në Fushë Kosovë.


    Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka bërë të ditur se vozitësi i automjetit është një zyrtar policor, shkruan Reporteri.net.

    Por, Gazeta Sinjali, raporton se polici që shkaktoi aksidentin është Bashkim Spahiu, drejtor i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës.

    E Baki Kelani, ka njoftuar se personi i aksidentuar është dërguar me autoambulancë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetë.

    Kelani ka deklaruar së me rastin po merren njësia e Trafikut Rajonal të Prishtinës, të cilët edhe kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

    Gazeta Online “Reporteri.net”, ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, teksa shihen edhe ekipi mjekësor duke i dhënë ndihmën e parë.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!