×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia arreston një shtetas të huaj i cili ishte në kërkim nga INTERPOL-i

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 12:19

    Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës, ka arrestuar një shtetas të huaj i cili ishte në kërkim nga INTERPOL-i.


    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar, gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një shqiptar shtetas i huaj në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.

    Siç bën të ditur Policia, i njëjti person me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar, është arrestuar një mashkull shqiptar shtetas i huaj, i njëjti me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!