×
  • Lajme
  • Lajme / Rasti i muajit të kaluar

    Policia arreston një të dyshuar në Pejë për të shtëna me armë zjarri

    Reporteri
    13 Maj 2025 | 17:57

    Një rast në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Pejë, ku policia më 20 prill kishte marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, sot është bërë e ditur se i dyshuari është arrestuar, shkruan Reporteri.net.

    Policia ka bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë sekuestruar një armë pistoletë Blowfog, një karikator dhe dy fishekë.

    I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Komunikata:

    Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejё, me datë 22.04.2025, rreth orës 12:20, është njoftuar se nё rrugën “Vllёzёrit Gёrvalla” nё Pejё, ka tё shtёna me armё zjarri.

    Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit, ne vendin e ngjarjёs nuk ёshtё hasur i dyshuari, Policia kanё kërkuar dhe nё koordinim me prokurorin e shtetit janё kryer kontroll/bastisje ne shtëpinë e personit tё dyshuar.

    Viktima e rastit ёshtё intervistuar nga hetuesit i cili ka deklaruar se i dyshuari ka shtёnё ne drejtim tё tij me armё zjarri, mirëpo viktima nuk ka pёsuar ndonjё lëndim.

    Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, sot me datё 13.05.2025, ёshtё arritur tё arrestohet i dyshuari i kёtij rasti, tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar: njё (1) armё pistoletё Blowfog kal: 9mm, njё (1) karikator dhe dy (2) fishekё 9mm. I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!