×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia bastis shtëpinë e një gruaje në Prishtinë, i gjejnë një kallash dhe 27 fishekë

    Reporteri
    15 Maj 2020 | 10:09

    Policia e Kosovës ka njoftuar se me urdhëresë të gjykatës ka kontrolluar shtëpinë e një gruaje në Prishtinë, ku ka gjetur dhe konfiskuar një kallash dhe 27 fishekë.


    Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

    “Sipas urdhëresës së gjykatës është bërë kontrollimi i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarës femër kosovare, ku është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK 47 dhe 27 fishekë të kalibrit 7.62mm. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!