×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Policia e KFOR-i shihen në afërsi të Banjskës, ku u vra rreshteri policor

    Reporteri
    24 Shtator 2023 | 9:44

    Forca të shtuara të Policisë së Kosovës bashkë me KFOR-in janë parë të stacionuara në rrugën Mitrovicë – Leposaviq, përkatësisht në afërsi të Banjskës.

    E gjithë kjo vjen pasi mbrëmë rreth orës 02:35 të mëngjesit, nga grupe kriminale ka mbetur një polic i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

    Sipas policisë, deri te shkëmbimi i zjarrit ka ardhur pasi një grup personash me dy kamionë kanë bllokuar urën që çon në fshatin Banjskë.

    Pas reagimit të tri njësive të policisë, me të hasur në vendin e ngjarjes, të njëjtit janë sulmuar me zollë, granata dore e armë zjarri, ku siç tha Policia në një komunikatë të lëshuar sot të shtënat po vazhdojnë akoma.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!