×
  • Lajme
  • Lajme / Veri

    Policia e Kosovës konfiskon armë e municion në Zveçan

    Reporteri
    07 Qershor 2024 | 10:18

    Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka konfiskuar armë e municion në Zveçan.

    Siç bën të ditur policia në raportin 24 orësh, në rastin e parë një person është shoqëruar në stacionin policor, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe janë sekuestruar: një armë e gjatë zjarri, një pushkë gjuetie, një armë e tipit Karabinë dhe 29 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

    ” Zveçan / 06.06.2024 – 10:10. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe janë sekuestruar: një armë e gjatë zjarri, një pushkë gjuetie, një armë e tipit Karabinë dhe 29 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportorin e policisë.

    Ndërsa në rastin e  dytë gjatë kontrollit të shtëpisë së të një dyshuari, janë gjetur dhe janë sekuestruar një armë e tipit Karabinë dhe 199 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt

    “Zveçan / 06.06.2024 – 10:10. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, janë gjetur dhe janë sekuestruar një armë e tipit Karabinë dhe 199 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!