Policia e Kosovës gjatë patrullimit në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë ka ndaluar një automjet të tipit BMW, në të cilin është gjetur lëndë narkotike.
Siç mëson gazeta online Reporteri.ne, shoferit të automjetit gjatë bastisjes i është gjetur e sasi e dyshuar e llojit kokainë rreth 0.4gr.
21 vjeçari është shoqëruar në stacion ku është intervistuar në cilësinë e te dyshuarit dhe është njoftuar njësia e hetimeve antidrogës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka udhëzuar që të einiciohet rast me veprën penale Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.
I dyshuari është liruar në procedure të në rregullt. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.