×
  • Lajme
  • Lajme / Dyshimet për mashtrime

    Policia e Prokuroria aksion në Prishtinë, bastisen disa lokacione

    Reporteri
    24 Korrik 2024 | 9:47

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se në koordinim me Policinë e Kosovës, janë duke zhvilluar një aksion në disa lokacione ne kryeqytet.

    Sipas Prokurorisë, bastisje janë duke u bërë në lokackione të ndryshme, mbi dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura ende.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, si dhe pas aprovimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, është duke realizuar një aksion, me ç’ rast janë duke u bërë bastisje në disa lokacione, mbi dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit.
    Për zhvillimet rreth këtij aksioni do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!