×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter, për të nxjerrë trupin e pajetë të kosovarit

    Reporteri
    26 Korrik 2024 | 22:34

    Policia e Tropojës ka dal me njoftim lidhur me qytetarin nga Kosova që ra në greminë në vendin e quajtur “Maja e Thatë” në Valbonë. Sipas policisë, ai ka humbur jetën.

    Ndërkohë, shërbimet e komisariatit janë nisur drejt adresës së dhënë, së bashku me grupin e Emergjencave Civile të Tropojës.

    Në ndihmë u ka dalë edhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

    Njoftimi i Policisë:

    Më datë 26.07.2024, rreth orës 17:10, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim se 1 shtetas kosovar, në vendin e quajtur “Maja e Thatë”, Valbonë, dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rënë nga një lartësi dhe dyshohet se ka humbur jetën.

    Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, janë nisur drejt adresës së dhënë, së bashku me grupin e Emergjencave Civile të Tropojës.

    Për shkak të terrenit të thepisur malor është kërkuar ndërhyrja me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të lokalizuar dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit kosovar nga zona ku ka rënë

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!