Policia e Kosovës ka sekuestruar sasi të konsiderueshme të armëve të rënda, municionit e pajisje ushtarake në aksionin që ndërlidhet me zhvillimet e së dielës në fshatin Banjskë, ku një rreshter i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë në një sulm terrorist.
Policia njofton se në territorin që përfshin fshatin Brezne – Zveqan, pjesën malore të cilën e kanë shfrytëzuar sulmuesit, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të armëve të rënda, municionit e pajisjeve të ndryshme ushtarake.
Pajiset e gjetura dhe sekuestruara janë evidentuar t janë si në vijim:
# antiplumb,
# karikator me 30 fishek,
# kapelë dhe doreza,
# maskë ngjyrë e gjelbërt,
# maskë tjetër,
# antiplumb me tre karikator dhe 90 fishek,
# çantë e vogël për brez,
# pjesë e sipërme e uniformes,
# antiplumb me 3 karikator dhe 85 fishek,
# armë e gjatë me 5 karikator me nga 30 fishek,
# një rrip, dy karikator me nga 30 fishek, armë e gjatë dhe dy karikator të pistoletës me nga 15 fishek,
# gjoksore ngjyrë e zezë me 5 karikator nga 30 fishek dhe një granat dore,
# armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek,
# armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek,
# armë e gjatë me një karikator me 30 fishek,
# armë e gjatë me një karikator me 30 fishek,
# radio lidhje motorol,
# zolle,
# kapelë ngjyrë ushtarake,
# një antiplumb me një karikator dhe 30 fishek,
# një karikator,
# radio lidhje,
# xhakete shiut,
# një pako me cigare,
Pas dokumentimit dhe paketimit, të gjitha provat materiale janë tërhequr nga ana e forenzikes, për të vazhduar me procedurat e mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Më 24 shtator, një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë kur persona të armatosur, rreth 30 sosh, sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë – zonë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit.
Në përleshjet që pasuan midis grupit të armatosur dhe forcave të rendit u vranë tre terroristë dhe u arrestuan gjashtë persona që dyshohet se ishin të lidhur me ta, disa nga të cilët më pa u liruan.
Policia e Kosovës pasi mori nën kontroll Manastirin në fshatin Banjskë gjeti një sasi të madhe armatimi dhe mjetesh ushtarake, në mesin e tyre edhe automjete me mbishkrimin KFOR. /Reporteri.net/