Policia në Ferizaj ka ndaluar një 22-vjeçar i cili me veturën e tij BMW kishte tejkaluar shpejtësinë, në zonën 60km/h kishte vozituar në 128 km/h, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ndaj tij policia ka shqiptuar gjobë 300 euro dhe masë mbrojtëse, ndalim i mjetit, për tre muaj.
Njoftimi:
Ferizaj, 23/07/2024
Policia e Komunikacionit Rrugor me datën 23.07.2024 rreth orës 04:45 në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, saktësisht në fshatin Prelez i Jerlive ” në Ferizaj, ka ndaluar shoferin I.H (RMV), i moshës 22 vjeçar, i cili me veturën e tij BMW zhvilloi shpejtësi 128 km/h në zonën e kufizimit 60 km/h.
Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse prej treqind (300) euro dhe masë mbrojtëse prej tre ( 3) muajve.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë shenjat e trafikut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.