Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin në të cilin u përfshi një makinë e Policisë dhe një makinë civile, shkruan Reporteri.net.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë më këtë aksident ka pasur vetëm dëme materiale. Hoxha tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Hetimeve Rajonale e Trafikut dh është duke kryer hetimet e nevojshme lidhur me rrethanat e aksidentit.
“Më datën 28.10.2020 rreth orës 17:40 në rrugën Prishtinë-Ferizaj, në Veternik është shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale, në mes të dy automjeteve në lëvizje. 1) Automjeti Renge Rover dhe 2) Automjeti Shkoda Rapit. Në vend të ngjarjes ka dal njësia hetimeve rajonale të trafikut dhe janë duke kryer hetimet e nevojshme lidhur me shkaktarët e aksidentit dhe rrethanat tjera në aksident”, ka thënë Hoxha për Reporteri.net.
Reporteri.net solli video nga vendi i ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.