Policia e Kosovës pas një operacioni ka arritur të arrestojë pesë persona për veprat penale “fajde, “detyrim” dhe “mashtrim”, shkruan Reporteri.net
Për këto vepra janë të dyshuar shtatë persona, derisa dy janë ende në kërkim.
Siç njofton policia personat e arrestuar janë 55 vjeçari Ismet Osmani, Ilir Bojku 50-vjeç, Mentor Maqani 39 vjeçar dhe Rrahim Hashimi 40 vjeçar dhe një person tjetër me inicialet A.Th 40 vjeç, shkruan Reporteri.net
Ndërsa në kërkim janë personat me iniciale E.L dhe Z.J.
Këta pesë persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer vepra penale ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe ‘mashtrim’, të cilët vite më parë kanë pasur qëllim përfitimin në mënyrë të kundërligjshme – joproporcionale të pasurisë së paluajtshme dhe të luajtshme (dy shtëpi në Prishtinë, një objekt, automjete dhe para).
Vlera e përgjithshme e përfituar në mënyra kundërligjore dyshohet të jetë mbi 2.5 milionë euro, ndërsa dëmi i përgjithshëm i shkaktuar dyshohet se tejkalon vlerën prej 6 milion euro.
Gjatë aksionit policor ku edhe janë bastisur 7 lokacion, janë sekuestruar para të gatshme në vlerë prej 10,250.00 €, dokumente, kontrata të ndryshme të shitblerjeve dhe tre Iphone X, një Iphone X Max, një Iphone 8, një Samasung, dy Nokia, shkruan Reporteri.net
Njoftimin e plotë të Policisë së Kosovës:
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas një hetimi të gjatë të iniciuar në fillim të vitit 2018, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, sot ka realizuar një operacion të gjerë policor i cili ka përfshirë rajonin e Prishtinës, Pejës dhe Gjakovës.
Operacioni policor i koduar ,,DALLGA” ka filluar në orët e hershme të mëngjesit, nën mbështetjen e Njësive për Reagim të Shpejtë, ku target i veprimeve hetimore dhe bastisjeve kanë qenë shtatë (7) lokacione, prej tyre pesë (5) në regjionin e Prishtinës, një (1) në regjionin e Pejës dhe një (1) në regjionin e Gjakovës.
Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve policore janë arrestuar pesë (5) persona, përderisa dy (2) mbeten në kërkim policor:
I. O. viti i lindjes 1964 m/sh/k
I. B. viti i lindjes 1969 m/sh/k
A. Th. viti i lindjes 1979 m/sh/k
M. M. viti i lindjes 1980 m/sh/k
Rr. H. viti i lindjes 1979 m/sh/k
E. L. mbetet në kërkim policor
Z. J. mbetet në kërkim policor
Personat e lartcekur janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer vepra penale ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe ‘mashtrim’, të cilët vite më parë kanë pasur qëllim përfitimin në mënyrë të kundërligjshme – joproporcionale të pasurisë së paluajtshme dhe të luajtshme (dy shtëpi në Prishtinë, një objekt, automjete dhe para).
Vlera e përgjithshme e përfituar në mënyra kundërligjore dyshohet/vlerësohet mbi 2.5 milionë euro, ndërsa dëmi i përgjithshëm i shkaktuar dyshohet se tejkalon vlerën prej 6 milion euro.
Në cilësi të provave materiale gjatë operacionit policor janë sekuestruar:
para të gatshme prej 10,250.00 €, dokumente të ndryshme, kontrata të ndryshme të shitblerjeve, telefona (tre Iphone X, një Iphone X Max, një Iphone 8, një Samasung,dy Nokia ).
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda dhe me aktvendim të tij, pesë (5) personat e dyshuar tanimë të arrestuar dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy (2) personat tjerë janë në kërkim policor.