Policia e Kosovës ka dhënë detaje për plaçkitjen që ka ndodhur sot në një nga pikat e kompanisë së specializuar në shërbime financiare, ‘Moneygram’.
Plaçkitja ka ndodhur në pikë të ditës, përkatësisht rreth orës 12:00.
Sipas policisë, në bazë të hetimeve të para dyshohet se të dyshuarit kanë tentuar të realizojnë grabitjen duke kërcënuar me armë punëtoren e këtij institucioni.
“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një tenim grabitje në rrugën UÇK në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat policore për hetimin e krimit kane dale ne vendin e ngjarjes.
Mbështetur në rezultatet e veprimeve të para hetimore dyshohet se te dyshuarit kane tentuar të realizjone grabitjen duke kërcënuar me armë një punëtore në një institucion mikrofinanciar”, thuhet në përgjigjen e policisë për Reporterin.
Derisa ekzaminimi po vazhdon në vendngjarje, hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar. /Reporteri.net