×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për shtëpinë që u dogj këtë mëngjes

    Reporteri
    22 Shkurt 2021 | 8:58

    Një zjarr ka kapluar një shtëpi në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.


    Ende nuk dihen shkaktarët e zjarrit, shkruan Reporteri.net por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për “Reporteri.net”.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka dhënë detaje për Reporteri.net.

    “Rreth orës 07:30 është marrë informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, tha Borovci.

    Reporteri.net ju sjell një video nga veni i ngjarjes:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!