×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje shtesë për vrasjen e 27-vjeçarit në Mitrovicë

    Reporteri
    17 Prill 2021 | 16:08

    Policia e Kosovës përmes një komunikate ka dhënë detaje të reja për vrasjen që ndodhi sot në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë.


    Siç tregon Policia, një person me inicialet V.F., 27 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ndërsa tre persona ishin plagosur të cilët me urgjencë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

     

     

    Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

    Sot më, 17 prill 2021 rreth orës 11:30, policia në Mitrovicë, ka pranuar informatën për të shtëna  me arme zjarri në  rrugën ‘Adem Voca’ përkatësisht në Tregun e gjelbër’ në Mitrovicën e Jugut. Me të pranuar informacionin, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë  të gjitha njësitet e nevojshme policore.

    Nga  informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se në rast ishin përfshirë katër persona civil, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar, tre persona ishin plagosur të cilët me urgjencë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

    Ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se njëri nga të plagosurit, viktima V. F., 27 vjeçar, si pasojë e plagëve kishte vdekur, ndërsa dy të plagosurit tjerë vazhdojnë të jenë në tretman mjekësor.

    Personi i dyshuar i cili dyshohet të ketë shtënë me armë është arrestuar, të njëjtit po ashtu i është ofruar tretmani mjekësor.

    Nga  hetimet e zhvilluara deri me tani, njeri nga të lënduarit ka marrë plagë  aksidentalisht. Ndërsa në  vendin e ngjarjes pas  ekzaminimeve të kryera, hetuesit policorë si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar një armë (pistoletë),  tri (3) gëzhoja dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin.

    Ndaj te dyshuarit Sh. A., 35 vjeçar, me vendim te prokurorit i është caktuar masa e ndalimit

    policor. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në drejtim  zbardhjes së plotë të të gjitha

    rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale: vrasje  e rëndë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!