×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar këtë person

    Reporteri
    19 Shkurt 2021 | 14:08

    Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Fatmir Adem Muriqi për shpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.


    Muriqi është i lindur më 08.09.1974 në Pejë.

    I pandehuri është i kërkuar për veprat penale “Shpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”.

    “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

    Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe e-mail adresa: info@kosovopolice.com .

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!