×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia konfiskon armë e fishekë në Zveçan e Zubin Potok

    Reporteri
    27 Korrik 2024 | 10:46

    Policia e Kosovës ka konfiskuar armëmbajtje pa leje në veri të vendit, konkretisht në Zubin Potok e Zveçan, shkruan Reporteri.net.

    Në Zubin Potok, në fshatin Varage e Poshtme një person është arrestuar nën dyshimin se deri sa është ndaluar në një pikë statike nga policia, i është gjetur një armë me gjashtë fishekë.

    Arma u gjet brenda veturës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

    Kurse rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Kninska- Përkac”, në Zveçan.

    Gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari policia ka gjetur 121 fishekë.Municioni është konfiskuar ndërsa rastet janë iniciuar si armëmbajtje pa leje. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!