×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kontrollon veturën e një qytetari në Gjakovë, gjenden tetë fletëvotime të fotokopjuara

    Reporteri
    18 Nëntor 2021 | 10:06

    Edhe pse zgjedhjet lokale, saktësisht raundi i dytë i zgjedhjeve u zhvillua më 14 nëntor gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka hetuar një rast që ka të bëjë me zhvillimet e së dielës.

    Gjatë kontrollit të automjetit të një personi të dyshimtë, janë gjetur tetë fletëvotime të fotokopjuara.

    I dyshuari me këtë rast është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    “Gjakovë, 17.11.2021 – 13:00. Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur tetë (8) fletëvotime (të fotokopjuara). I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!