Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore gjatë muajit gusht, në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Rrethi’’ ka shqiptuar gjithsej shtatëmijë e dyqind e katërmbëdhjetë (7214) gjoba, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ndër të tjera, 3512 gjoba janë shqiptuar për mosrespektimin e shpejtësisë së kufizuar, 294 gjoba për mosvendosjen e rripit të sigurisë, 163 gjoba për përdorimin e telefonit mobil gjatë drejtimit të mjetit dhe 98 gjoba për ngasjen e mjetit pa patentë shofer.
Me qëllim që të parandalohen aksidentet në trafikun rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës.
Komunikata e plotë:
Gjilan, 02 shtator 2024
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore gjatë periudhës kohore 01.08.2024 – 31.08.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Rrethi’’ ka shqiptuar shtatëmijë e dyqind e katërmbëdhjetë (7214) gjoba.
Disa nga gjobat janë shqiptuar për:
– Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar tremijë e pesëqind e dymbëdhjetë (3512) gjoba,
– Mos respektimi i këmbësorëve pesëdhjetë e një (51) gjoba,
– Rripi i sigurisë dyqind e nëntëdhjetë e katër (294) gjoba,
– Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar njëzet e gjashtë (26) gjoba,
– Përdorimi i telefonit mobil gjatë drejtimit të mjetit njëqind e gjashtëdhjetë e tri (163) gjoba,
– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer nëntëdhjetë e tetë (98) gjoba,
– Gjendja jo e rregullt teknike e automjetit tetëdhjetë e një (81) gjoba,
– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër njëqind e tridhjetë e tetë (138) gjoba,
– Drejtimi i motoçikletës pa helmet dyzet e një (41) gjoba,
– Janë përjashtuar nga trafiku dhe konfiskuar gjashtëmbëdhjetë (16) motoçikleta,
– Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e tre (62) ngasës
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës.
/Reporteri.net/