×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia në Prizren jep detaje nga e kaluara kriminale e “Qorrit” – personit që sonte u qëllua për vdekje

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 0:33

    Besnik Shala i njohur me nofkën “Qorri” u vra sonte nga policia në “Lagjen e Trimave” në Prizren, pasi fillimisht rezistoi arrestimin duke gjuajtur me armë zjarri në drejtim të policëve, shkruan Reporteri.net.


    Policët në vetëmbrojtje iu kundërpërgjigjën me armë zjarri “Qorrit” dhe si pasojë e plumbave të shkrepur prizrenasi pësoi plagë vdekjeprurëse.

    Policia njoftoi se ai po kërkohej për veprën penale “Tentim vrasje”, ndërsa raportohet se viktima Besnik Shala, dyshohet se ditë më parë kishte plagosur vëllain e tij.
    Për të kaluarën e tij kriminale ka folur edhe Policia e Prizrenit. Zëdhënësi I Policisë së Kosovës për Rajonit e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka thënë se i vrari ka qenë person me precedent kriminal.

    Osmanollaj ka treguar para mediave se si ka ndodhur ngjarja.

    “Sot rreth orës 19 25 në rrugën “ Nehat Berisha” Policia ka hasur në personin e dyshimtë B. Sh I cili ka qenë I kërkuar me flet arrest nga Prokuroria në Prizren. I dyshimti ka pasur fletërrest për tentim vrasje. Ka qenë person me precedent kriminal”, ka thënë ai.

    Sipas Osmanollajt, Besnik Shala I njohur me nofkën “Qorri”, fillimisht ka gjuajtur me armë zjarri dhe policia në vetëmbrojtje është dashur të përdorë forcën e nevojshme

    Osmanollaj po ashtu ka thënë se atij i është dhënë ndihma e parë dhe se gjatë përcjelljes për në spital ai ka vdekur.

    “Nga ana e policisë nuk kemi asnjë polic të lënduar. Policia ka kryer detyrat në bazë të autoirimzimeve që ka”, shtoi Osmanollaj.

    Sipas tij më datën 16 të këtij muaji “Qorri” ka tentuar ta vras një qytetar të rajonit të Prizrenit.

    “Ne kemi pasur informacione se ai është i rrezikshëm dhe posedon armë. Ka qenë patrulla polcore në asistim të njësive speciale”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!