Policia e Kosovës ka dhënë sqarime lidhur me raportimin se radarët civil të Aeroportit Ndërkombëtar Adem Jashari janë vjedhur.
Përmes raportit 24 orësh, Policia njofotn se pajisjet në fjalë ishin ngarkuar gabimisht në një kompani tjetër dhe ato tashmë janë sekuestruar nga Policia, shkruan Reporteri.net.
Në raport po ashtu bëhet e ditur se pas verifikimit të pajisjeve, është vërejtur se atyre nuk u mungon asgjë dhe pajisjet iu janë dorëzuar zyrtarëve të depos që u përkasin.
Në konsultim me prokurorin janë intervistuar gjashtë persona në cilësi të dëshmitarëve.
“Lidhur me rastin e raportuar, dërgesa e cila përmbante pajisje mekanike të radarëve civil, të cilat kanë qenë të paketuara, pas hetimeve të zhvilluara, pajisjet në fjalë të cilat kanë qenë të raportuar si të vjedhura ishin ngarkuar gabimisht në një kompani tjetër, të cilat janë sekuestruar nga njësiti policor. Së bashku me doganierët dhe zyrtarët e depos është bërë verifikimi i pajisjeve ku është verifikuar se nuk mungon asgjë dhe paisjet u janë dorëzuar zyrtarëve të depos që u përkasin. Në konsultim me prokurorin janë intervistuar gjashtë persona në cilësi të dëshmitarëve.”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Reporteri.net