Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në Mitrovicën e Veriut.
Në njoftim thuhet se janë ndaluar dy vetura:
“1. Automjeti VË ngjyrë e kaltër, me targa serbe, me ngasës mashkull kosovar, në të cilin kishte të ngarkuar një sasi të konsiderueshme të pijeve alkoolike (birrë) ne vlere rreth 1200 euro. 2. Automjeti Furgon Mercedes, ngjyrë portokalli dhe e bardhë, me targa serbe, me ngasës mashkull kosovar në të cilin kishte të ngarkuar kazan(8 copë) që shërbejnë për prodhimin dhe përpunimin e pijeve alkoolike (raki) ne vlere rreth 5600 euro.”
Policia ka thënë se malli është konfiskuar dhe është dërguar në terminalin doganor.
“Pasi qe vozitesit nuk posedonin dokumentacion mbi prejardhjen e mallit të ngarkuar, I njejti është konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor, kurse ndaj vozitësve janë zbatuar procedurat e zakonshme për kalim ilegal të kufirit.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.