×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia parandalon një përleshje në Mati 1

    Reporteri
    08 Tetor 2019 | 11:52

    Policisë së Kosovës i është dashur të intervenojë në një përleshje të paralajmëruar që mund të ndodhë në lagjen Mati 1 në Prishtinë.


    Është hera e dytë që brenda pak ditëve Policia e Kosovës po detyrohet të ndërhyjë që të ndalën punimet në një ndërtim të lartë që po ndodhë në lagjen Mati 1 në Prishtinë, në rrugën ‘Shaqir Igrishta’.

    Shefqet Gashi bashkë me disa familjarë të tij po pretendojnë që prona ku ka filluar të ndërtojë “Tregtia” është e tij.

    Ata po pengojnë kontraktorët e kompanisë “Tregtia” që të ndërtojë.Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe njësitet policore të Kosovës për ta qetësuar situatën.

    Para një jave Policia e Kosovës ka ndërhyrë edhe njëherë duke ndalur ndërtimet, pasi situata kishte filluar të acarohej.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!